E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati Evropian i Peshëngritjes, Godelli fiton medaljen e artë në shtytje

godelliTiranë- Në ditën e tretë të startimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, janë ndarë edhe çmimet e para.

Daniel Godelli ka fituar medaljen e artë në stilin e shtytjes në peshën 69 kilogramë. Gjithashtu ai mori medaljen e bronztë në shkëputje dhe një tjetër medalje të bronztë në dygarësh.

Këto janë tre medaljet e para të marra nga sportistët tanë në këtë kampionat europian.

Peshëngritësi tjetër shqiptar, Briken Calja, nuk kaloi asnjë nga provat në shkëputje, ndërsa në shtytje ai u rendit i katërti.

Në ambjentet e Pallatit të Sporti Asllan Rusi, kampionati i cili çeli sipasrin më datë 8 do të mbahet deri më më 15 prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›