Pogradec, arrestohet hajduti serial i banesave
POGRADEC-Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një hajdut serial banesash në këtë qytet. Sipas policisë lokale 23 vjecari Marsel Xhukellari është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit Nezhdet Xheraj në lagjen numër 3, mesditën e sotme, kur kryefamiljari dhe pjesëtarët e tjerë të famijles nuk kanë qënë në shtëpi.
Falë një pune të mirëorganizuar të uniformave blu, 23-vjeçari është vënë në pranga teksa po tentonte të vidhte kabuj dhe sende elektro-shtëpiake për t’i shitur më pas për skrap. Mësohet gjithashtu se gjatë një periudhe të shkurtër Xhukellari kishte vjedhur edhe dy banesa të tjera të shtetasve Andrea dhe Teki Bono, po në qytetin e Pogradecit.
Aktualisht policia e Pogradecit është duke marrë në pyetje 23-vjecarin për të vërtetuar nëse i riu vepronte i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë dhe për të bërë më pas dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)