Agjencia e qeverise survejim dy fshatrave turistike ne Kavaje
Kryeministri Berisha kerkoi qe Agjencia Shqiptare per Investime dhe Zhvillim AIDA te ndjeke procedurat per realizimin e dy projekteve per zhvillimin e resorteve turistike ne bregdetin e Kavajes dhe konkretisht ne Gose dhe ne Synej. Keshtu ne nje mbledhje te bordit te kesaj agjencie kreu i qeverise deklaroi se projekti i pare parashikon ngritjen ne nje siperfaqe prej 650 hektare te nje qyteze me qellime multifunksionale dhe projekti i dyte propozon ndertimin e nje porti jahtesh dhe krahas tij te nje qyteze turistike ne kete zone me nje siperfaqe prej 160 hektare. Sipas Berishes ne perfundim te tyre keto projekte shkojne deri ne 1 miliard euro investim secili dhe do te zbatohen projekti i pare nga konsorciumi britanik Development sh.p.k. dhe i dyti nga konsorciumi zviceran Finsec ltd. Nga ana tjeter Kryeministri Berisha vleresoi si shume te rendesishem respektimin e standardeve ne ndertim dhe ruajtjen e zhvillimin e mjedisit ne zonat turistike. Ne kemi rreth 90 per qind te bregut te pazhvilluar. Kjo do te thote se nuk duhet te jemi asnjehere lakmitare per shfrytezim intensiv. Ne duhet tu mbetemi standardeve me te mira te shfrytezimit te ruajtjes se mjedisit te hapesirave dhe te lartesive te ndertimeve theksoi Berisha. Keto dy projekte jane edhe projektet e para ku AIDA do te punoje ne funksion te misionit te saj per te qene pika qendrore e kontaktit dhe sherbimeve ndaj investitoreve vendas dhe te huaj.