Akuzat dhe pretendimet zhvendosen ne prokurori
Akuzat penale per zgjedhjet e 8 majit duket se po pervijohen si menyra e re per te mbajtur ne axhende kete ceshtje dhe per te diktuar mandej klimen e duhur per procesin e ardhshem. Nderkohe qe komuniteti nderkombetar po ben thirrje por edhe po investohet shume qe te dyja palet te bien dakord per reformen e re zgjedhore dhe Integrimin Europian selia roze qe ka pesuar demtime ne 8 maj ka ndermarre nje fushate te mirefillte pas se ciles shquhet mire denoncimi jo vetem i zgjedhjeve por edhe mekanizmi administrativ i tyre dhe protagoniste te caktuar. Fillimisht ishte kreu i Grupit Parlamentar te saj Gramoz Ruci ai qe ka hapur serine e akuzave te forta teksa ne nje interviste televizive ka goditur drejtperdrejt drejtorin e Pergjithshem te Gjendjes Civile Armand Teliti dhe zv.ministrin e Brendshem Ferdinand Poni. Me fakte te pretenduara dhe te ekspozuara publikisht Ruci ka ngritur nje padi publike shoqeruara me tej me akuza ne rruge institucionale nga PS-ja duke e vendosur vetiu procesin elektoral te 8 majit ne pikepyetje serioze. Ketij akti i eshte kunderpergjigjur Teliti me nje padi per shpifje cka e ka transferuar debatin politik per zgjedhjet drejt prokurorise. Ne vijim te ketij komunikimi te tensionuar ka sherbyer edhe dalja e djeshme e deputetit Subashi i cili thjesht sa i ka shtuar fakte konkrete akuzave te Rucit duke e detyruar organin e akuzes qe te pershpejtoje ritmin e hetimeve. Ajo qe merr rendesi ne kete rast eshte fakti se kalimi i ceshtjes ne duar te organeve kompetente e ul profilin politik te diskutimit mbi zgjedhjet por nuk e mbyll ate perfundimisht. Me gjase oferta socialiste per reforma gjen te levizja ne fjale nje hap qe imunizon ate nga akuza per mosbashkepunim qe i faturoi asaj kosto pas vitit 2009 kur selia roze e adoptoi problemin elektoral si atu kryesore politike te veten.