E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një votë e Oketës vlen më shumë se të gjitha votat e mazhorancës

Share

Gazetat e qeverisë janë hapur sot me një shprehje të Jozefina Topallit, thënë mbrëmë në emisionin Opinion. Ajo ka deklaruar se një votë pro dekreteve të Topit është për të hyrë në librin Gines. Gazetat e kanë përvetësuar këtë shprehje dhe e kanë publikuar si gjetje të tyren. Nuk ka rëndësi kjo, por fakti se mazhoranca kënaqet që vetëm një votë ka arritur të shkojë për Topin. Në të vërtetë një votë e Oketës është sa e gjithë mazhorancës. Jo sepse Oketa është një figurë e respektuar ndër njerëz për qytetarinë që tregon. Jo sepse Oketa është një politikan që ka treguar qartë se ka integritet. Jo sepse Oketa lakohet në disa kabllograme si njeriu që i duhet Partisë Demokratike. Jo sepse Oketa është politikani i papërfolur. Por sepse ai po i çjerr maskën kësaj mazhorance, që përpara se të vinte në pushtet bënte namin për të mos importuar plehra. Ishte Jozefina Topalli që ulërinte në studiot televizive se do helmohen shqiptarët. Ishte kryeministri që si një barbar po shkatërron zonat më jetike për shqiptarët, nga Shkodra e deri në Sarandë.

Është kjo mazhorancë që rrëzon një kandidaturë pse është më PD. Është kjo mazhorancë që rri në rreshtore përballë një njeriu, të cilin çdo person që e sheh tek flet e kupton se është për të qeverisur në dhomat e psikiatrisë. Është kjo mazhorancë e tredhur që përulet përpara familjes së tij, katër- pesë ministrave e një kryetare kuvendi të përjetshme. Një mazhorancë që në vitin 2011 nuk bën zgjedhje në parti e nuk bën kurrë një rotacion të brendshëm. Një mazhorancë hajdutësh, servilësh e njerëzish pa formë. Oketa tregoi se është ndryshe dhe e tha me votë, e cila vlen më shumë se kartonçkat e partisë së katandisur 14 përqind pas partisë më të madhe në opozitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›