E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Rama e Meta të heqin dorë nga gjuha banditeske dhe të mos blejnë votat

aldo-bumciPas deklaratës së përbashkët të krerëve të koalicionit të majtë, Ilir Meta dhe Edi Rama, ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të Aldo Bumçit, kandidatit që udhëheq listën për qarkun e Lezhës.

Bumçi tha se opozita duhet të ndalojë blerjen e votës dhe duhet të heqë dorë nga gjuha banditeske.

Bëjmë thirrje që qytetarët të marrin masivisht pjesë në votime, vota e tyre do numërohet me transparencë. Përfaqësuesit e të majtës të ndalojnë presionet ndaj votuesve dhe blerjen e votës. Shitblerja e votës është akt i rëndë. Rama dhe Meta qëndrim të papranueshëm, erdhën dhe morën rolin e prokurorit dhe gjykatësit, kokat e nxehta nuk i shërbejnë asgjëje, të distancohen nga një gjuhe banditeske, tha ai./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›