Agjentet demtues te lekures, si te mbrohemi
Intervistoi Sonila Isaku
Pavaresisht faktit qe ndryshimet e lekures vijne si rezultat i moshes dhe plakjes se lekures, kjo gje eshte pjeserisht e vertete. Duke permendur faktin e regjenerimit me te ngadalshem te lekures dhe procesin me te ngadalesuar te sherimit te plageve dhe demtimeve te lekures, ndryshimet e saj vijne si rezultat i nje sere faktoreve te kontrollueshem dhe te pakontrollueshem. Mjekja dermatologe, Monika Fida, jep te gjitha keshillat qe duhet te ndjekin personat qe kane probleme te tilla.
Si demtohet lekura dhe cilet jane faktoret kryesore qe sjellin keto probleme?
Ndryshimet e lekures vijne si nga mosha, ashtu edhe nga faktore te kontrollueshem dhe te pakontrollueshem. Faktoret e kontrollueshem jane pikerisht ata faktore qe bazohen ne stilin e jeteses. Per shembull, jane konsekuencat e pasojat ndaj konsumimit te alkoolit, dietave te demshme dhe menyres se jeteses sedentare, qe ndikon ne gjendjen e lekures tuaj, duke vepruar si faktore te brendshem. Faktore qe demtojne lekuren tuaj nga jashte si ekspozimi ndaj diellit, pluhuri, ose produktet e demshme qe perdoren per perkujdesjen ndaj lekures, shkaktojne demtim te perhershem te saj. Shumicen e kohes, ju jeni ne dijeni dhe te ndergjegjshem per kohen dhe sasine e ekspozimit ndaj ketyre faktoreve. Nese deshironi lekure te shendetshme, ju duhet te pergatiteni dhe te keni guximin per te ndryshuar stilin tuaj te jetes.
Po per sa u perket faktoreve te pakontrollueshem, cfare mund te themi cilet jane ata?
Gjithsecili ka pak mundesi te ndikoje ne faktoret e pakontrollueshem qe luajne rol ne ndryshimet e lekures, sic eshte mosha. Per shembull, ju nuk mund te ndryshoni kush jane prinderit tuaj, si ndryshon organizmi juaj ndaj medikamenteve, sa ditor e keni ciklin menstrual, ose si reagon trupi juaj ndaj temperatures. Pra, e rendesishme eshte qe te mbroheni e te njihni agjentet demtues te lekures dhe pikerisht kjo eshte nje arme e fuqishme per ju.
Ju thate qe faktoret e kontrollueshem jane shume te demshem, si mund te mbrohemi?
Jemi pikerisht ne, qe duhet te marrim nen kontroll situaten dhe mos te perkeqesojme statusin e lekures. Ne se ju pini alkool, atehere vete lekura juaj do ta tregoj kete ves tuajin me kalimin e kohes. Alkooli shkakton dilatimin e vazeve te gjakut, cka jep nje efekt ne enet e gjakut dhe poreve te lekures se mollezave dhe te hundes. Poret e lekures hapen e zmadhohen dhe pamja nuk eshte aspak e kendshme. Pijet alkoolike, qe permbajne kafeine, dehidrojne organizmin dhe pikerisht lekura eshte i pari organ qe vuan. Pirja e duhanit dhe pikerisht nikotina demtojne elastinen dhe kolagjenin e lekures, si dhe shkakton demtime ne enet e gjakut, qe furnizojne lekuren me oksigjenin e nevojshem per ciklin qelizor. Rezultati eshte me se i dukshem me rrudha ne lekure qe dhe nje kirurg estetik shume i specializuar nuk do t'i eliminonte dot.
Po per sa u perket ushqimit dhe dietave, cfare mund te themi, si ndikojne ato ne lekure?
Dietat e urise, pra dietat e renda per organizmin tuaj, ndikojne shume negativisht ne gjendjen e lekures tuaj. Gjendja e lekures se fytyres tuaj sigurisht qe ndikohet nga ndryshimet e peshes, sidomos pas disa luhatjeve renie e rritje te peshes. Indet lidhese ndermjet qelizave te lekures dobesohen dhe keshtu lekura paraqitet me e rrudhur e me e leshuar. Gjeja me e mire qe mund te beni per lekuren tuaj eshte te qendroni ne nje peshe per nje kohe te gjate. E rendesishme eshte dhe cilesia e ushqyerjes, keshillohet konsumimi i karotave, frutave e zarzavateve dhe eliminimi i karbohidrateve. Lekura eshte pikerisht organi i trupit qe pasqyron dhe vuan me shume nga dehidrimi. Per nje lekure te shendetshme, rekomandohet te pihet minimalisht 2 litra uje ne dite, cka do te realizoje jo vetem hidratimin e lekures, por dhe eliminimin e lendeve e substancave toksike te organizmit. Stresi emocional eshte nje faktor i rendesishem ne gjendjen e lekures tuaj. Mund te beni qe "rrudhat e emocioneve" te verehen me pak, nese tentoni te ndergjegjesoheni dhe te punoni me gjendjen tuaj emocionale, duke i kushtuar rendesi pushimit dhe evitimit te tensioneve te dites.
Si ndikojne produktet kozmetike te papershtatshme ne lekure?
Produktet e lekures jo te pershtatshme si dhe kimikatet mund te veprojne duke dhene jo vetem demtime te lehta, por demtime te renda te lekures, pra jo vetem reaksione alergjike me skuqje e kruarje te lekures, por dhe deri ne enjtje, djegie e krijim te bulave. Lekura eshte organ i gjalle dhe reagon ndaj produkteve jo te pershtatshme per te. Perdorimi i dorezave per larjen e eneve realizon mbrojtjen nga detergjentet irritative qe ju perdorni per te lare enet. Pas rreth 15 minutave, eshte e rendesishme dorezat te hiqen ne menyre qe te ajroset lekura e duarve.
Gjumi
Pagjumesia ndikon ne gjendjen dhe pamjen e lekures tuaj. E rendesishme eshte qe te krijoni nje regjim rutine, qe te perfshije dhe qetesimin tuaj dhe nje kujdes te mire per lekuren. Ajrosni mire dhomen e gjumit perpara se te bini ne shtrat, ne menyre qe mushkerite tuaja dhe lekura te ekspozohen me shume ndaj oksigjenit. Nese vuani nga pagjumesia, mund te beni nje banje c'lodhese te ngrohte perpara gjumit. Mos hani shume vone dhe perdorni ndricim te pershtatshem per dhomen tuaj. Nje gote qumesht i ngrohte mund t'ju ndihmoje per pagjumesine si dhe nje muzike relaksuese. Joga ose ndonje relaksim me frymemarrje te thella, jane ndihmuese ne problemin tuaj.
Dielli
Ekspozimi ne diell per nje kohe te gjate, ose nga viti ne vit, con ne demtim dhe shkaterrim te kolagjenit dhe te elastikes se lekures, cka ndryshon pamjen e lekures, duke e paraqitur ate shume me te plakur. Ekspozimi ne diell eshte padyshim shkaktari numer nje i demtimeve si rrudha, demtim te eneve te gjakut te lekures, trashje te lekures, njolla te erreta ne lekure. Procesi i demtimit quhet ne mjekesi fotoplakje, pra plakje nga ekspozimi. E rendesishme dhe domosdoshmeri eshte mbrojtja e lekures nepermjet aplikimit te kremrave mbrojtes me faktor mbrojtes ndaj diellit, SPF. Domosdoshmerisht edhe gjate periudhes se dimrit te perdoren kremra hidratues me faktor mbrojtes te ndryshem, ndoshta dhe deri SPF15, tek ata persona qe ekspozohen shume edhe ne dimer, ose qe kane tendence per njolla.
Te kontrollueshem
Alkooli dhe duhani
Dietat e urise
Dehidrimi
Kequshqyerja
Pagjumesia
Jeta sedentare
Produktet demtuese dhe pluhurat
Te pakontrollueshem
Mosha
Semundje te ndryshme
Shkaqe gjenetike
Hormonet
Demtimet aksidentale
Reaksione fotosensibilizuese
Rrudhat