E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat, 2 vjet me pistoleta ne brez

Ne fshatin Cas, te komunes se Velipojes, ne rrethin e Shkodres, ka rene zia. Asgje nuk degjohet pervec kujes qe tremb ndoshta edhe dy te vdekurit qe vajtohen. Eshte heret paksa per varrim, megjithate ne fshat qe ne hyrje ndihet prania e dickaje te pazakonte. Heshtje dhe makina te vena ne rresht, ndersa ne hyrje te baneses edhe disa dhjetera kurora. Here pas here ndonje prej grave therret "Ahahaha! KUkkkkUuu!", ndersa cjerrja te ngjeth mishte. Te dyja kufomat jane vendosur ne oborr, njeri bri tjetrit. Te mbuluar me nje nape te bardhe duken edhe me dhimbshem.
"Rafeali kishte ardhur vetem nje jave me pare nga Italia. Eshte mekat te kepusesh keshtu jeten e tjetrit. Ndersa Agia ishte mesuese e nderuar". Keshtu jane shprehur nje dite pas vrasjes se Age dhe Rafael Filipit te aferm te familjes Filipi. Sic mund te shprehen njerezit ne raste te tilla, fajtor behet edhe shteti. Filipet tregojne se gjyshja dhe nipi jetonin prej me se dy vitesh me frike ne zemer. Mes tymit te duhanit, Kole Filipi veshtron here Agen, here Rafaelin dhe mundohet te mbaje lotet, duke mbyllur syte. Ndersa burrat e tjere vetem thithin duhan.
"Prona u ka ngrene kokat te dyve", thote Marta Marku, fqinje e dy familjeve. Sipas saj, qe prej nje viti te dy palet ishin ne nerv dhe ne acarim te ndersjelle. "Une i kam fqinje te dy dhe kemi pasur hyrje e dalje me te dy familjet. Te Filipet qene te trembur. Megjithese nuk e tregonin hapur te gjithe e dinim qe e gjithe familja ishte me pistolete ne brez, dite e nate. Flitej se edhe ne shtepi ishin te armatosur. Njesoj ishte edhe te Zefet". Marta tregon se vrasja deri-diku pritej. Dy vjet me pare, filloi konflikti mes dy familjeve, ndersa ne dhjetorin e shkuar kerciti arma. "Age Filipi hapi fjale se ishte ajo qe kishte plagosur me cifte Arjan Zefin. Pak kohe me vone, policia zbuloi se autori i ngjarjes ishte Rafaeli, i cili u denua me gjobe per "plagosje te lehte". Marta tregon se ngjarja mund te ishte evituar, nese drejtesia do te kishte vepruar ndryshe, pasi familjaret e Arjan Zefit kane pretenduar se 20-vjecari tentoi t'i vrase.
Gjyshja qe u be nene
Familjaret e viktimave thone nen ze se Age Filipi ishte gjyshe dhe nene per Rafaelin. "E ka rritur vete, pasi djali mbeti jetim", thote njeri prej familjareve. Ai tregon se Rafaeli gjithnje e ka njohur Agen si nenen e tij, pasi nena e vertete ka vdekur ne rrethana misterioze, disa dite pasi solli ne jete djalin. Ne familjen Filipi mundohen te shmangin kete teme qe, me sa duket, eshte teper delikate. "Rafaeli ishte djali i Ages, pak rendesi ka per gjak a per shpirt", presin shkurt Filipet, ndersa nen ze thone se vete Rafaeli nuk e di se cila eshte nena e tij e vertete.
Frika e gjakmarrjes, shperngulen Zefet
Ne fshatin Cas nuk duket asnje pjesetar i familjes Zefi. Madje, sipas banoreve, nuk ndihet miza ne shtepine e tyre. Fqinjet e familjes Zefi treguan se gjithe anetaret e familjes jane futur naten ne disa makina dhe jane derguar nuk dihet se ku. Ata thane se automjetet shoqeroheshin nga policia. Banoret thone se familja Zefi eshte shperngulur nga frika e nje gjakmarrjeje nga Filipet, qe per momentin jane shume te egersuar, megjithese fajtori eshte arrestuar. Megjithese askush nuk ndodhej ne banese, shtepia e zbrazur e Zefeve ruhej me police gjate dites se djeshme. Policia e Shkodres nuk ka bere te ditur se ku jane strehuar Zefet, por tha se ka marre masa per te siguruar jeten e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›