E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi emigranteve, 20 ne pranga

Kthimi i emigranteve ne vendin tone per festa ka bere qe te tentojne te hyjne dhe persona te shpallur ne kerkim nga policia. Brenda dy javeve te fundit jane vene ne pranga 20 persona te shpallur ne kerkim, qe kerkonin te hynin apo te dilnin nepermjet territorit shqiptar. Mes fluksit te emigranteve qe po kthehen per te qene prane familjeve te tyre, policia u ka hedhur prangat 20 emigranteve, qe pas verifikimeve kane rezultuar se kerkoheshin per vepra te ndryshme penale qe nga vjedhja, plagosjet e trafiqet. Kontrollet jane intensifikuar neper pikat e kalimit kufitar edhe per te parandaluar trafikun e qenieve njerezore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›