Vjedhja e banesave, tre ne pranga
Tre te rinj jane vene ne pranga nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen per vjedhjen e tete banesave dhe dyqaneve ne kete qytet. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare diten e djeshme. Ne pranga kane rene Evis Polisi, 23 vjec, Sokol Isufi, 26 vjec dhe Gazmor Cela, 24 vjec, te tre te denuar me pare per vjedhje. Te njejtat burime policore thane se eshte vertetuar dhe bashkautoresia e te rinjve ne vjedhjen e 8 dyqaneve dhe banesave. Ne momentin e arrestimit, tre te rinjve iu sekuestruan 2 televizore te markes "Sony", nente motore betonierash, vegla puna si trapano dhe preres.