E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjentët gjerman zbuluan vendndodhjen e Gadafit

Shërbimi sekret gjerman BND ka zbuluar vendndodhjen e ish-udhëheqësit libian Moamer Gadafi, para vrasjes së tij.

Revista gjermane Spiegel shkruan sot se shërbimi sekret njoftoi  kryengritësit se ku po fshihej Gadafi, pasi kishte mësuar saktësisht vendndodhjen e ish-diktatorit libian.

Por, nga ana tjetër, shërbimi sekret përgënjeshtroi menjëherë lajmin e publikuar, duke nënvizuar se nuk ka pasur njohuri për Gadafin dhe momentet e tij të fundit të jetës. “Shërbimi ynë sekret nuk ka ditur se Gadafi gjendej në vendlindjen e tij Sirte. Jemi ishim të habitur lidhur me vendin ku u kap ai”, theksoi zëdhënësi i BND-së, Diter Arnt.

Shërbimi sekret gjerman BND në luftën në Irak në vitin 2003 kishte furnizuar me informacione SHBA-në. Ndërkohë, lidhur me Libinë, Gjermania votoi kundër aksionit në Libi në Këshillin e Sigurimit në OKB, mirëpo Spiegel shkruan se misioni i BND kishte grumbulluar informacione më herët për vendodhjen e Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›