E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vret dhe kap 200 rebelë në Afganistan

NATO-ja ka deklaruar se rreth 200 rebelë janë vrarë ose janë kapuar gjatë operacioneve ushtarake që përfunduan të hënën në Afganistan, në kufirin lindor me Pakistanin.

Gjenerali Karsten Jakobson, zëdhënës i Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan tha se të paktën 20 rebelë, të lidhur me Al Kaedën dhe rrjetin Hakani, janë në mesin e të vrarëve dhe të zënë rob.

Ai gjithashtu tha se rreth 175 rebelë, që nuk besohet të kenë lidhje me Hakanin, janë vrarë dhe arrestuar gjithashtu gjatë operacioneve që zgjatën rreth një javë.

Forcat gjithashtu konfiskuan më shumë se 400 kilogramë eksploziv, armë, municion dhe kompjutera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›