E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoti: Nuk ka barrikada të reja në veri të Kosovës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, deklaroi të hënën se gjendja në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e njëjtë.

Sipas Hotit, deri më tani nuk ka ndonjë veprim nga forcat e KFOR-it për largimin e barrikadave ndërsa ka mohuar zërat se janë shtuar barrikadat në veri.

Hoti thekson se në media është raportuar që është shtuar një barrikadë të re, mirëpo, sipas tij, “një gjë e tillë nuk qëndron”, pasi bëhet fjalë për barrikadën e njëjtë, në fshatin Jagnenicë.

Hoti sqaroi se serbët e veriut i kanë lidhur automjetet me njëra- tjetrën, për vështirësur largimin e barrikadave nga ana e forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›