WikiLeaks pezullon publikimin e dokumenteve

WikiLeaks-i ndalon publikimin e dokumenteve për shkak të problemeve financiare.Sipas WikiLeaks problemet financiare nuk i ka lënë rrugëzgjidhje tjetër faqes përveç se të mos publikojë më informacione.
Deklarata bëri të ditur se për të siguruar mbijetesën, WikiLeak-si duhet të “marrë fonde në mënyra të tjera si kundërpërgjigjie ndaj bllokadave dhe kundërshtarëve”.
Kompanitë e bazuara në Shtetet e Bashkuara bllokuan llogaritë e WikiLeaks-it në vitin e kaluar, pak pasi kjo faqe nisi publikimin e diku 250 mijë dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shtetit.