E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjentët turistikë shqiptarë, në Ohër për prezantim ofertash

Në panairin e tretë me radhë të turizmit 2010 në Ohër, me pjesëmarrjen e 25 tur-operatorëve nga Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Izraeli, Bullgaria, Kosova, Serbia, Italia, Hungaria, Mali i Zi, u prezantua oferta turistike për sezonin e vitit në vijim-2010. Sipas fjalëve të Zoran Strezovski, drejtor i Agjencisë për zhvillimin e turizmit në Maqedoni, të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, janë interesuar për subvencionimet e shtetit dhe të organizmave turistik në turizëm, që është

risi në Maqedoni dhe që është shpresëdhënëse që do të influencojë pozitivisht në aspektin e zhvillimit të turizmit. Tur-operatorët izraelitë, lidhur me vizitat e shumta të grupeve të turistëve nga ky vend, kanë vërejtur se Maqedonia bën përpjekje maksimale për të sjellë sa më shumë turistë të huaj e sidomos nga Izraeli. Mirëpo, disa tur-operatorë të huaj, janë ankuar për mangësitë që vërehen në fushën e turizmit në Maqedoni. Shembull konkret është shprehur nga turo-peratorët izraelit, të cilët kanë potencuar se është e vërtetë se në Maqedoni ka se çfarë të shihet e të vizitohet, por ama, ka edhe çështje që duhet urgejntisht të mënjanohen dhe të rregullohen, sepse asnjëherë nuk mund të llogaritet se Maqedonia do të vizitohet masovikisht, kanë pohuar tur-operatorët. Sido që të jetë, ekspertët e turizmit vlerësojnë se Maqedonia, vite me radhë po ballafaqohet me një krizë të theksuar turistike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›