BE do të akordojë 400 milionë euro për Haitin
Shtetet e Bashkimit Evropian kanë premtuar të ndihmojnë me 400 milionë euro Haitin e shkatërruar para një jave nga tërmeti i fuqishëm.
Komisioni Evropian ka premtuar se në një afat të shkurtër, Haitit do t'i akordohen 137 milionë, dhe 200 milionë euro do të akordohen në një afat më të gjatë.
Ndërkohë, 92 milionë euro të tjera në total do të akordohen në mënyrë të pavarur nga vendet e BE-së.