Euro vazhdon të qëndrojë e fortë përballë lekut

Euro vazhdon që të qëndrojë e fortë përballë lekut shqiptar dhe kështu një euro është shkëmbyer sot me rreth 139 lekë. Kjo situatë shpjegohet me prurjet e ulta të emigrantëve dhe kjo si rezultat i krizës ekonomike botërore. Euro ka vazhduar të ruajë këtë pozicion duke treguar se ky vit do të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare një fakt që e ka deklaruar edhe zv.presidenti i Bankës Botërore sipas të cilit për vitin 2010 duhet treguar më shumë kujdes ndaj situatës makrofinanciare. Edhe pse viti 2009 ishte një vit i sukseshëm për ekonominë shqiptare pritet që ky vit të mos jetë aq i sukseshëm. Leku shqiptar vazhdon të qëndrojë më ulët se monedha europiane ndërkohë që një rritje e cila nuk është shënuar prej kohësh ka pësuar edhe dollari amerikan i cili ka arritur të shkëmbehet me rreth 96 lekë. Ndërkohë që prej fillimit të vitit euro nuk është shkëmbyer më pak se 137 lekë një vlerë e konsideruar e lartë kundrejt një monedhe vendase.