E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët: Shqipëria, vendi i duhur për biznes

Itali është shteti që ka investuar më shumë në tregun e fasonëve, në jug të Shqipërisë. Afërsia  mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe klima e mirë ndërmjet dy vendeve, ka bërë shumica e investitorëve italianë, ta hapin linjat e tyre të biznesit edhe në vendin tonë. Dhoma Italiane e Tregtisë dhe Konsullata Italiane, tregojnë se interesi i investitorëve italianë për të investuar në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është rritur edhe më shumë. Sipas tyre kjo ka ardhur edhe nga

politikat e mira që ka ndjekur qeveria shqiptare në fushën e turizmit. Biznesmenët italianë tregojnë se sa e vështirë ishte në fillim të viteve 90-të për të investuar në Shqipëri dhe sa e lehtë është sot. Sipas tyre kujdesi i lartë që ka treguar qeveria shqiptare në sigurimin e bizneseve, si dhe marrëdhëniet e mira me biznesin shqiptar, kanë krijuar një klimë perfektë për të bërë biznes. Sipas tyre gjatë viteve të fundit Shqipëria nga ferr ka kaluar në parajsë për investime. Kjo është treguar edhe nga Instituti i Statistikave, ku në raportin e tij për tregtinë e jashtme vendin kryesor e mbante Italia. Gjithashtu marrëdhëniet e mira ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë u panë edhe në momentin më të keq të vendit tonë, ku veriu i Shqipërisë u përmbyt. Investimet italiane në jug të vendit janë përqendruar kryesisht në industrinë e fasonit, atë të ndërtimit, infrastrukturës dhe turizmit. Ndërsa biznesi italian mban peshën kryesore të investimeve të huaja në qytetin bregdetar. Një ndërthurje kjo që ka ndikuar gjithnjë e më shumë në tërheqjen e investitorëve përtej detit. Biznesmeni italian Vitorio Gianneta, i cili ka 20 vjet që drejton fabrikën e tij të konfeksioneve, rrëfen se vështirësitë e fillimit, nuk ngjajnë me ato të tanishmet, por kjo nuk e pengon të ftojë investitorët e tjerë të ndjekin shembullin e suksesit të tij. Sipas tij në fillim investitorët e huaj kishin frikë të investonin në Shqipëri, pasi nuk ishin asnjë lloj garancie se biznesi i tyre do të ishte i sigurtë, ndërsa tani thekson ai Shqipëria është një nga vendet më të mira për të investuar. Ndërsa arkitekti Massimo Stranieri beson se Vlora është një mundësi e mirë për turizmin, sipas tij vendndodhja gjeografike e këtij qyteti si dhe klima e pastër e bën atë një ndër qytetet më të mira për të ardhmen e turizmit. Biznesmenët italianë, kanë qenë të parët që kanë ardhur në Shqipëri, pas rrëzimit të diktaturës komuniste, investimet e tyre sot shihen në çdo fushë të ekonomisë dhe turizmit, çka tregon se Shqipëria është një vend i madh resursesh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›