Si Maradona, vetëm nëse fitoj Botërorin

Për t’u bërë i madh si Maradona ose Pele, i duhet ta fitojë Botërorin. Kështu mendon Lionel Messi, gjithnjë e më shumë i krahasuar me dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.
“Për t’u bërë legjendë, për të qenë lojtar i madh, duhet ta fitosh edhe një Kampionat Botëror”, ka thënë ylli argjentinas i Barcelonës për të përditshmen spanjolle El Mundo. “Jam ende 22 vjeç, po ndodh gjithçka mjaft shpejt dhe është e nevojshme të jem i qetë”, vazhdoi futbollisti më i mirë në botë.
Messi, që ka realizuar 11 gola në 5 ndeshjet e fundit të Barcelonës, me 2 tregolësha në tri ndeshjet e fundit, në një mënyrë nuk i ka pranuar krahasimet e fundi me Maradonën e Pelen.
“Nuk dëshiroj që kurrë t’i mungojë respekti askujt. Unë luaj vetëm futboll në mënyrën time”, përfundoi Messi i cili këtë sezon ka realizuar 34 gola për Barçën, në të gjitha garat.