E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti i Maikonit, në Madrid për transferimin

Pasi akuzoi qe dikush po përpiqej ta mënjanonte atë, agjenti i Maikonit theksoi se “së shpejti do ketë zhvillime të rëndësishme, edhe pse dikush po luan pisët. Shanset për të qëndruar tek Interi janë reale, pas së gjithash ai ndihet mirë në Milano. Problemi për Realin e Madridit është rroga, ato nuk duan te sakrifikojnë.”

Sipas Futboll-italia, Kaliendo do të tëkohet këtë fillim jave me Valdanon dhe pritet të kërkojë një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh për Maikonin.

Dy klubet do diskutojnë edhe për shumën e transferimit që mendohet të jetë tek 28 milionë eurot, por më parë duhet të përcaktohet rroga e lojtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›