Fajëson Shqipërinë
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka fajësuar përfaqësuesen e Shqipërisë, për eksesin e së shtunës, kur u grushtuan basketbollistët shqiptarë dhe ata të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Ndeshja e fundit e turneut ndërkombëtar të basketbollit që u mbajt në Kosovë ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, nuk i përngjau një takimi miqësor, ashtu siç duhej të ishte.
Ajo ndeshje u ndërpre në gjysmë, pasi basketbollistët e të dyja ekipeve dhe zyrtarë nga dy taborët u rrahën goxha shumë mes veti. Mirëpo, organizatorët e turneut, respektivisht udhëheqësit e basketbollit kosovar kanë konkluduar se kuqezinjtë e kanë nisur incidentin.
“Bordi i FBK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur menjëherë pas ndeshjes, ka dënuar ashpër incidentin e shkaktuar dhe ka shprehur indinjatë me sjelljet josportive dhe provokuese të disa lojtarëve dhe zyrtarëve të përfaqësueses shqiptare, të cilët shkaktuan tension dhe iniciuan përleshjen me lojtarët e përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga FBK-ja.
Në këtë kumtesë, drejtuesit e basketbollit kosovar kanë shprehur habinë me faktin se si kuqezinjtë prishën turneun ndërkombëtar, ndonëse vetë ata kishin kërkuar nga kosovarët ta organizojnë këtë eveniment.
Nëpërmjet kësaj komunikate, udhëheqësit e FBK-së kanë shprehur keqardhje për eksesin, pre e të cilit ka rënë përfaqësuesja e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Për incidentin e ndodhur, si organizatorë, kërkojmë ndjesë nga përfaqësuesja e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe presim reagim adekuat nga Federata e Basketbollit e Shqipërisë”, përfundon reagimi i Bordit të FBK-së.
Eksesi ngjau të shtunën në Bardhosh, saktësisht dy minuta e katër sekonda pa përfunduar çereku i dytë i takimit, kur rezultati në semafor ishte 47:34, për Shqipërinë.
Incidenti nisi kur basketbollisti shqiptar, Marlin Sukaj e goditi me bërryl arabin Salih Sulltan, atëherë kur të dy këta po luftonin për pozitë në trapez.
Më pas në këtë përleshje është përfshirë fizioterapeuti shqiptar, e më pas edhe Ermal Kuqo nga banka e rezervistëve. Sjellja e Kuqos mahniti për të keq, pasi ai cilësohet si basketbollisti më i famshëm shqiptar.
Më pas, në përleshje janë përfshirë edhe basketbollistët e tjerë dhe zyrtarë nga të dyja taborët, të cilët janë rrahur ndërmjet veti.
Edhe pse rrahja u ndërpre për një çast, lojtarët shqiptarë me shishe të ujit i gjuanin arabët, të cilët kundërpërgjigjeshin në të njëjtën mënyrë.
Pjesë e këtij turneu ka qenë edhe Kosova, e cila kishte triumfuar në përballje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndaj Shqipërisë.