Morati i kënaqur nga Benitez

“Më pëlqeu skuadra në fushë, luajti mirë dhe një futboll të shpejtë. Paraqitje mjaft e mirë edhe për të rinjtë si Kutinjo dhe një start i shkëlqyer për Benitezin që na jep mjaft shpresa”, nisi fjalën e tij para gazetarëve italianë Morati.
Më tej i pyetur mbi mungesën e Balotelit dhe zërave të merkatos që shohin Mançester Sitin si skuadër mjaft të interesuar për të patur shërbimet e tij presidenti zikaltër shprehet se nuk është në dijeni të lëvizjeve të merkatos brenda skuadrës së tij.
“Për momentin nuk ka asnjë të re. Përsa i përket merkatos unë di më pak se ju. Kur të mësoj ndonjë risi do t’ua them”, vazhdoi më tej numri i zikaltërve.
Në përfundim të fjalës së tij Morati i ka quajtur “trillime” zërat mediatikë të cilët pohojnë se Interi i tij po interesohet për të patur në organikë brazilianin Elano dhe gjermanin Shvajnshtager.