Agjenti i Materacit, Vigorreli: “Marko është një djalë i mirë”

Agjenti i Marko Materacit këmbëngul se klienti i tij është një "djali i mirë" edhe pse futbollisti italian ishte pjesë e ngjarjes së shëmtuar në konfliktin që solli edhe përjashtimin e Zinedin Zidan nga finalja e Kupës së Botës Itali-Francë.
Materaci shkëmbeu fjalë me Zidan përpara se mesfushori francez e goditi me kokë në gjoks.
Klaudio Vigorreli foli me Materacin pas ndeshjes, por mbrojtësi "axurr" pranoi se ai vetë nuk e dinte arsyen se përse Zidan reagoi në atë mënyrë.
"Unë fola me Materacin menjëherë pas ndeshjes",- tha Vigorreli. "Ai ishte eksremisht i lumtur dhe as që nuk e kishte mendjen te incidenti. Unë e njoh Markon prej një kohe të gjatë dhe unë nuk mendos se ai është i aftë të provokojë një lojtar, ai është një djalë i mirë".