E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili dhe Spanja ndajë çmimin “FIFA Fair Play”

Brazili dhe Spanja u zgjodhën nga Grupi i Studimeve Teknike të FIFA-s si bashkëfituese të cmimit "FIFA Fair Play" të Kupës së Botës, pasi që të dy ekipet mblodhën 886 pikë nga 1 mijë të mundshmet.
Cmimi "FIFA Fair Play" i jepet ekipit me rezultatet më të mira të "sjelljes së mirë", sportivitetit në fushë dhe jashtë saj në bazë të një sistemi pikësh dhe kritereve të vendosura nga Komiteti i Etikës dhe Fair Play. Dy skuadrat do të marrin medaljet për këtë cmim, për cdo lojtar dhe pjestar të stafit, si dhe një shpërblim prej 50 mijë dollarëesh. Ky është suksesi i tretë i Brazilit në marrjen e këtij cmimi, pas atyre në Meksikë 1986 dhe SHBA 1994.

Të gjithë fituesit
Gjermani 2006: Brazili dhe Spanja
Kore/Japoni 2002: Belgjika
Francë 1998: Anglia and Franca
SHBA 1994: Brazili
Itali 1990: Anglia
Meksikë 1986: Brazili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›