E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafe enigmatike e Xhanit me Bajkon dhe Starovën

Presidenti i Parizanit, Albert Xhani është takuar sot në mesditë në Hotel "Rogner" me zëvendespresidentin Neptun Bajko dhe trajnerin ende në fuqi, Sulejman Starovën, trajneri që mbylli sezonin 2005-2006 me skuadrën e kuqe pas shkarkimit dhe dorëheqjes së dyshes Bajko-Mema. Ende nuk dihet biseda midis tre palëve, por njëshi i klubit të kuq, Xhani, pohoi se ajo ishte pëer kënaqësi. Sipas lajmeve të botuara në shtyp, Starova tashmë figuron një trajner i Teutës, pas marrëveshjes të arritur me presidenitn e klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›