Zhak Shirak: “Cher Zinédine Zidane, ju jeni një gjeni!”

Presidenti francez Zhak Shirak priti Kombëtaren e fatkeqe të "gjelave". Delegecioni e magjikëve të futbollit transalpin kryesohej nga fituesi i "Topit të Artë" në Gjermani 2006, Zinedin Zidan, ndërkohë që pas tij ishte rreshtuar Frank Riberi, trashëgimtari më i denjë i magjistarti "Zizu". "Cher Zinédine Zidane... Të dashur miqtë e mi. Franca ju dashuron dhe u adhuron. Ju na keni bërë të përjetojmë momente të paharrueshme duke e cuar për herë të dytë në finalen e një Botërori në harkun e tete vjetëve. Ju dëshmuat se Franca është e fortë dhe se ajo ka besim te ju. Është një epope e jashtëzakonshme që do të shkruhet thellë në kujtesën e francezëve. Një "grand bravo" dhe një "grand merci" për formën tuaj të jashtëzakonshme".
Duke iu drejtuar në menyrë direkte kapitenit fatkeq të Francës, Shirak tha: "I dashur Zinedin Zidanm ajo që dëshiroj t'iu them në këto momente, ndoshta më intesivet dhe më të vështirat e karrierss suiaj, është admirimi i një kombi të terë, dhe sigurisht edhe respektin e tij. Ju jeni një virtuoz, një gjeni i lojës, një njeri me zëmër".