Roberto Karlos dëshiron të bëhet trajneri i Brazilit

Roberto Karlos që konfirmoi tërheqjen e tij nga karrieria ndërkombëtrare me kombëtaren e tij pohoi se ambicia e tij e re është të bëhet trajneri i përfaqësues së Brazilit.
Mbrojtësi i Realit të Madridit ka luajtur me formacionin "verdheartë" për 12 vjet duke zhvilluar 132 ndeshje- 18 më pak se Kafu- duke shënuar 10 gola.
"Unë dëshiroja të luaja dhe të thyeja rekordin e Kafu por edhe kaq janë mjaft për mua. Në të ardhmen unë dëshiroj të bëhem trajneri i ekipit Kombëtar".