Agjenti i brazilianit: Tiago Silva qëndron te PSG-ja
Agjenti i Tiago Silvës ka përjashtuar mundësinë e një kalimi të mundshëm në merkaton e kësaj vere të brazilianit në Barcelonë, duke deklaruar se klienti i tij synon të respektojë kontratën që ka me PSG-në. Braziliani u bashkua me kampionët e “Ligue 1” nga Milani 12 muaj më parë, por spekulimet e intensifikuara ditët e fundit thonin se qendërmbrojtësi ishte i destinuar për katalanasit, me parizienët që kanë fokusuar mbrojtësin Markuinjos të Romës si zëvendësues. Megjithatë, përfaqësuesi i Tiago Silvës ka tentuar tani për t’u dhënë fund thashethemeve, duke deklaruar se 28-vjeçari nuk është duke shkuar askund. "Tiago Silva është një lojtar i PSG-së. Ai ka një kontratë dhe do ta respektojë atë. Zërat qarkullojnë sot, ashtu siç ishin verën e kaluar, por Tiago Silva është një lojtar i PSG-së dhe do ta respektojë kontratën e tij me klubin." (E.Ilnica/BalkanWeb)