Tajlandë, Hitleri mes superheronjve në murin e universitetit
TAJLANDE - Një murale e madhe ku Adolf Hitleri shfaqet bashkë me superheronjtë e filmave vizatimorë si Superman dhe Batman ka ngjallur zemërim dhe indinjatë.
Muralja është pikturuar nga studentët e një universiteti në Bangkok të Tajlandes për të përshëndetur të sapodiplomuarit. Por muralja ka ngjallur protestë të menjëhershme nga Qendra Simon Wiesenthal, e cila deklaroi se është e pakënaqur dhe e indinjuar për këtë iniciativë. Në faqen e saj në internet organizata hebraike për të drejtat e njeriut ka publikuar një fotografi të një studenteje me fustan diplomimi që po përshëndeste përpara murales me Hitlerin, në të cilën qëndron fjala "Urime".
Universiteti, nga i cili vjen pjesa më madhe e klasës udhëheqëse të vendit, ka kërkuar falje duke shprehur "keqardhje të thellë" lidhur me incidentin dhe duke shpjeguar se ai u kishte bërë një paralajmërim studentëve të cilët "nuk ishin të vetëdijshëm për atë që kishin bërë”. Përveç shfajësimit në gjuhën tailandeze dhe angleze në Facebook, universiteti në fjale është angazhuar për të siguruar se incidente të ngjashme nuk do të ndodhin më.
(er.nu/BalkanWeb)