E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, mbytet në rezervuar një12-vjeçar, gjendet trupi

KRUJE - Pas disa orë kërkimesh, polumbarët gjetën trupin e 12-vjeçarit, Klevis Doda në liqen.

Pasi u përhap lajmi i mbytjes së fëmijës ishin polumbarët e forcave speciale të Ministrisë së Brendshme, që bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga fundi i rezervuarit të trupit të 12-vjeçarit, Klevis Doda.

Ai u mbyt disa orë më parë teksa lahej me shokët e tij në liqenin e fshatit Bubq.

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›