Maturantja më e mirë, dëshira për medalje të artë dhe studimet për mjekësi
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Ajo është më e mira, në çdo lëndë, në regjistër në emrin e saj është e vështirë të gjesh një notë tjetër përvec se 10-ës. Bëhet fjalë për Aurela Kullollin, maturantja e gjimnazit ‘Dhaskal Todri’, që ka përfunduar këtë vit gjimnazin dhe provimet e maturës.
Ajo ka shkëlqyer në të gjitha lëndët, madje në ato që shpeshherë njihen si lëndët më të vështira ajo ka marë vetëm 10-ta. Aurela ka marë 10 në të treja provimet e fundit të shkollës, atë të Letërsisë, të Matematikës dhe ato me Zgjedhje. Maturantja vjen nga një familje e shtresës së mesme, ku e i ati është me profesion ushtarak ndërsa e ëma punonjëse e policisë.
Rezultatet e shkëlyqera të Aurelës nuk mund të kalonin jashtë vëmendjes sonë. Ajo shprehet e lumtur, madje e habitur dhe me veten që ka arritur të marrë 10-ta absolute në tre provimet e fundit. Ja se si e tregon ajo këtë gjë:
Kur imagjinoja më përpara dy provime njëherësh, isha e emocionuar dhe thoja obobo do t’i arrij t’i bëj’ë të dyja njëkohësisht dhe obobo cfarë notash do të marr. Faktikisht kur mora notat ditën e parë dhe pashë ato dy dhjetat zero zero pa presje, që zinin një hapsirë ndryshe nga ato notat me presje, u habita dhe s’mund ta besoja. Kam thirrur motrën dhe mamin dhe u thash shikoni se i kam marë unë apo jo se mos i ka ndonjë tjetër. Ishte habi shumë e madhe se të bësh dy provime njëherësh dhe të marrësh tek të dy pikët absolute ndihesh dhe krenare dhe e habitur me veten, e thua kaq e mirë qenkam unë?!- tha Aurela.
Aurela
Dëshira e saj që e vogël ka qenë të bëhet mjeke, dhe mesa duket tashmë ajo është më afër se kurrë. Aurela ka pikët maksimale për të arritur këtë degë, ndaj dhe tashmë ajo e ka vendosur se për çfarë do të vazhdojë.
Dhe nga lëndët që unë kam hedhur të profilit natyror, synoj që të kap degën e mjekësisë. Gjithmonë më ka pëlqyer të bëhem mjeke, si çdo fëmijë që ka pasur ëndërra dhe dëshira, edhe unë duke ardhur dhe duke u rritur gjithmonë ka mbetur tek unë kjo dëshirë.- tha ajo.
Sipas ligjit të arsimit shqiptar nxënësit ekselent që kanë mesatare mbi 9.8 duhet të vlerësohen me medalje të artë. Dhe Aurela këtë gjë e di mirë, madje ka cituar dhe ligjin, ndaj ajo shpreson shumë që shumë shpejtë ministria e arsimit t’i dhurojë dhe medaljen e artë.
Aurela me kryeministrin Berisha gjatë një takimi me gratë e Elbasanit
Për të marrë medaljen e artë sipas ligjit të 2011-ës duhet të kesh mesataren e shkollës së mesme mbi 9.8, ndërkohë dhe provimet e detyruara mesataren e të dyja notave të shkallëzuara duhet të jenë mbi 9.8, dhe provimet me zgjedhje 10 zero zero. Unë po t’i shikosh këto kushtet e fitoj medaljen e artë, tani është thjeshtë çështje kohe që shpresoj që ta marr.
Në fund ajo falenderon dhe ata që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë nxitur të arrij këto rezultate, ku padyshim familja ka qenë ajo që e ka nxitur dhe mbështetur për gjithçka.
Falë përkrahjes së motrës e cila më inkurajonte gjithmonë. Më thoshte ‘vazhdo Aurela vazhdo Aurela, se një ditë do fitosh’. Po edhe mami dhe babi kanë qenë gjithmonë me këtë shprehjen vazhdo provoje. Profesionet e mamit dhe të babit, babi ushtarak dhe mami police, janë profesione gjithmonë në gadishmëri. Dhe në konkurse dhe në gara kanë qenë gjithmonë provoje provoje. Babi thoshte je dezertor po nuk more pjesë në gara, kështu provoje dhe dështo se sa të mos e provosh. - tha ndër të tjera Aurela Kullolli.
Ajo ka marrë pjesë në disa olimpiada në qark dhe rang kombëtar, ku tek të cilat ka zënë gjithnjëvend të parë. Ajo ka dalë e para në olimpiadën e matematikës në rang kombëtar. Aurela tashmë shpreson që mundi i saj të vlerësohet dhe ajo të gjejë mbështetjen e institucioneve përkatëse për të ndihmuar që të vazhdojë të shkëlqejë.