Agjentja, nga flirti me Behramin te njohja me TarenMarika Lonxhini: “Kam një raport të bukur me shumë drejtorë sportivë, nga Sabatini te (Igli) Tare, nga Falko te Nani. Njoh mirë Lotiton (presidentin e Lacios) por dhe Bepe Barezin. Shpresoj të

Marika Lonxhini është një nga agjentet e FIFA-s ndër më të njohurat në Itali. Avokatja penaliste simpatike tregoi se ka raporte të mira me shumë drejtorë sportivë.
Bionde, e bukur, e përgatitur, ajo vesh nga dita e hënë deri në të premten togën e avokates, ndërkohë që të shtunën e të dielën, shkon në provinca të ndryshme italiane për të zbuluar futbollistë të rinj të talentuar.
Shumë lojtarë apo dhe drejtues të Serisë A e B, por dhe ato të kategorive inferiore i besojnë menaxheres me minifund dhe takat të larta.
Vetë ajo thotë: “Kam një raport të bukur me shumë drejtorë sportivë, nga Sabatini te (Igli) Tare, nga Falko te Nani. Njoh mirë Lotiton (presidentin e Lacios) por dhe Bepe Barezin. Shpresoj të mos mërziten që po ua citoj emrin”.
Lonxhini tregon edhe sekretin e saj. Ka një buzëqeshje shumë miqësore, dhe për burrat është e vështirë t’i rezistojnë. “Nuk është aparenca ime, pasi unë jam kështu transparente. Më pëlqen të tregoj fizikun tim”.
Për Lonxhinin ka shumë thashetheme, madje i atribuojnë histori sentimentale të ndryshme: një histori të gjatë me djalin avokat të një trajneri të madh (Piero Filipo Kapelon) dhe një flirt me ish-lojtarin e Lacios, shqiptarin Valon Behrami.
E Merkure, 22 Prill 2009