Blerim Xhemaili, ende lojtar i Boltonit Blerim Xhemaili vazhdon të mbetet futbollist i tyre, ndonëse presidenti i Torinos, Urbano Kairo kishte njoftuar se është arritur nënshkrimi i përhershëm për shqiptarin, i cili është blerë për 2 milionë eu

RESHAT IBRAHIMI - Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili, aktualisht lojtar i skuadrës italiane, Torino, ende është një lojtar i skuadrës angleze Bolton Uanderers, megjithëse raportet nga Italia e pohojnë të kundërtën. Një lajm i tillë është publikuar në gazetën lokale angleze “The Boltonnews”.
Kjo e fundit ka shkruar se Blerim Xhemaili vazhdon të mbetet futbollist i tyre, ndonëse presidenti i Torinos, Urbano Kairo kishte njoftuar se është arritur nënshkrimi i përhershëm për shqiptarin, i cili është blerë për 2 milionë euro.
Më tutje gazeta thekson se një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur dhe se 22-vjeçari ka kontratë me anglezët edhe në 12 muajt e ardhshëm. Kujtojmë se Blerim Xhemaili gjatë këtij sezoni po luan me sukses të madh te Torino, ku ka fituar simpatinë e drejtuesve dhe tifozëve të klubit “granata”.
Skuadra e Torinos, të dielën është mposhtur nga Milani në San Siro me rezultat 5-1, ndërsa ende nuk e ka të sigurt mbetjen në Serinë A.
E Merkure, 22 Prill 2009