Agjerimi perfundoi tani Raul kerkon golat edhe ne Champions
Shalke kerkon deshperimisht nje fitore ne shtepi perballe Benfikes. Triumfi eshte rezultati i vetem me te cilin gjermanet do te tregonin se kane bere kthesen ne kete fillim sezoni te veshtire nderkohe qe Raul synon te vazhdoje te shenoje. Pas barazimit 2-2 me Mynshengladbahun me ne fund Shalke u largua nga fundi i klasifikimit ne Bundeslige ndersa deri me tani ata kane humbur kater ndeshje te kampionatit dhe pesuan disfate ne sfiden e pare te Champions League kunder Lionit. Por edhe pse skuadra ka marre 4 pike ne 6 ndeshje Raul eshte optimist sulmuesi veteran shenoi golin e pare per klubin e ri pas agjerimit qe zgjati 599 minuta. Tashme ai kerkon te realizoje serish ndersa shenjestra eshte Benfika. E kerkoja me shume ngulm golin e pare dhe jam i lehtesuar qe arrita ta realizoj deklaroi 33-vjecari qe gjate veres u largua si i pavlefshem te Reali i Madridit. Trajneri Feliks Magat e ka ndertuar skuadren rreth bomberit spanjoll dhe ai shpreson qe Raul te rigjeje sa me shpejt formen optimale fale se ciles ka shenuar 228 gola ne 550 ndeshje te La Ligas me Realin dhe 66 rrjeta ne Champions League. Ne anen tjeter Benfika e cila mposhti 1-0 Hapoel Tel-Avivin ne sfiden e pare ne grup nuk ka fituar ne asnje prej 17 ndeshjeve te luajtura ne Gjermani.