Stonon Milan por te tjeret fitojne me veshtiresi
Milan luan pa Ronaldinjon dhe me Robinjon ne krah te Ibrahimovic ne sulm. Nje pjese e pare me e mire per vendasit pasi per rreth 30 minuta holandezet kane mundur te dominojne Milanin me nje ritem te cmendur te forte fizikisht dhe te shpejte ne qarkullimin e topit. Kuqezinjte italiane kane vuajtur raste te shumta deri ne momentin e shenimit te golit te pare per Ajaksin me ane te El Hamdaoui i cili ka shfrytezuar nje driblim fin te Suarez thuajse i papermbajtshem i cili shmang Nesten me topin mes kembeve dhe pason ne qender per marokenin qe nga pak metra larg ka mundur te shenoje me nje kthese te tij. Por pas golit te 1-0 per Ajaksin Milani ka filluar te luaje me mire mbi te gjitha ne kundersulm rasti me i mire per te barazuar erdhi me Robinjon pas nje aksioni mes Ibrahimovic e Sedorf. Braziliani eshte gjendur vetem per vetem me portierin Stekelenburg por pas disa fintesh cuditerisht ka gjuajtur jashte ngjitur me shtyllen. Pak minuta me vone ka ardhur barazimi i vertete serish nje asist i Sedorf per Ibren i cili brenda zones stopon ne menyre te dyshimte ndoshta me dore dhe me nje gjuajtje te tipit taekwondo realizon golin e 1-1 nga pak metra larg. Qe nga ai moment e me pas ndeshja eshte e ekuilibruar deri ne mesin e pjeses se dyte. Ne pjesen e dyte te dyja skuadrat luajne me shume ne mesfushe. Vendasit jane me agresive ndersa Milani duket me i fjetur. Rastet jane te pakta dhe deri ne fund asgje nuk ndryshon. Ne te njejtin grup Reali fiton me veshtiresi ne France ndaj Okserit me gol te Di Marias ne minuten e 81. Roma ne Grupin E mund Kluzhin 2-1 ne Olimpiko. Bajerni merr nje fitore 1-2 ne minutat e fundit ne shtepine e Bazelit. Spartaku fiton me lehtesi 3-0 ndaj Zeilines ndersa Celsi vendosi fitoren 2-0 qe ne pjesen e pare ndaj Marsejes. Saktar Donjesk ben surprizen duke fituar 0-3 ne shtepine e Brages ndersa Arsenali edhe pse ka humbur nje 11-metersh me ane te Arshavin arrin te marre nje fitore 1-3 ne Serbi ndaj Partizanit te Beogradit.