Agolli: Besoj te fitorja
Te Karabaku po lulëzon dhe në formacioni kuqezi tashmë është i padiskutueshëm. Ansi Agolli ndjehet mirë dhe beson se forma e ekipit përfaqësues nuk do të ndikohet nga fakti se shumë lojtarë janë në pushimin e kampionatit. “Nga ana fizike jemi mirë sepse është mesi i kampionatit. Përsa i përket grupit, jemi po ai i një viti më parë dhe jam optimist. Është një periudhë ku shumë lojtarë janë në fazë përgatitore dhe janë të ngarkuar fizikisht. Por është një periudhë më e mirë sesa ajo përpara ndeshjes me Slloveninë. Ditën e shtunë do të tregojmë se kush jemi, jo ajo kombëtare e pjesës së parë me Slloveninë. Dallku dhe Curri? Ne nuk i kemi lojtarët me numër të madh. Sikur të ishin, më mirë për ne. Por duhet të besojmë sepse në ndeshjen e fundit me sllovenët Teli luajti shumë mirë. Kështu që shpresojmë ta kalojmë këtë problem,” jep ‘recetën’ e tij Agolli që më pas analizon përballjen e fundjavës. “Bjellorusia si pikë kthese? Kombëtarja jonë aty-aty është. Në ndeshjen e Miskut kishim mungesa, nuk dhamë më të mirën. Por tani është ndryshe. Luajmë në shtëpinë tonë, ekipi është më i plotë, kështu që, besojmë! Është e vërtetë që në këto dy ndeshjet e fundit, sidomos në pjesën e parë me Slloveninë nuk kemi treguar kush e di se çfarë. E kemi ndjerë mungesën e Skelës, një lojtar që lidh mesfushën me sulmin dhe që luan topin,” komenton ai. Në fund, Agolli deklaron se nuk e ka aspak problem pozicionin se ku do të aktivizohet, në të majtë të mbrojtjes apo të mesfushës. “Nuk përbën ndryshim. U bënë disa vite që luaj në të dyja pozicionet.”