Hyka prenoton vendin dhe goditjet:Dua të luaj kundër Bjellorusisë!
Jahmir Hyka kërkon të rilindë edhe njëherë. Shtatshkurtri kuqezi ka rifituar edhe njëherë ftesën për në skuadrën kombëtare pas përjashtimit që pësoi për ndeshjen kundër Slloveninë, një mungesë që ish-lojtari i Olimpiakosit nuk e ka përjetuar aspak mirë, por tani shpreson që edhe njëherë të rigjejë ritmin e humbur. Gjithashtu, lojtari, gjatë konferencës së djeshme për shtyp ka kërkuar, në një farë mënyre, që të jetë ekezekutuesi i goditjeve standarte, por, ai e di mjaft mirë se me Skelën të rikthyer, këto mundësi janë të pakta.
Munguat në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndërkohë që jeni grumbulluar për ndeshjen zyrtare ndaj Bjellorusisë. Cili ishte problem që munguat në miqësore?
Çdo gjë është zgjedhje e trajnerit, por mendoj se ka ndikuar edhe forma ime jo e mirë në ato moment, pasi vija nga një periudhë e gjatë pa u aktivizuar. Tani jam shumë i lumtur që jam grumbulluar, mbi të gjitha sepse kam rigjetur formën timë më të mirë dhe shpresoj të jap maksimumin nëse do të më jepet mundësia.
Si e përjetove mosgrumbullimi ndaj Sllovensë, u ndjeve keq që nuk ishte pjesë e përfaqësues?
Po, jam ndjerë keq, sepse kam qenë gjithmonë pjesë e kombëtares, por këto vendim janë zgjedhje e trajnerit dhe unë i pranoj ato.
Duket se rikthimi në listën e futbollistëve të grumbulluar ju ka dhënë më shumë besim, sepse në javë e fundit kemi parë një impenjim maksimal tuajin, duke u gjetur edhe golin e parë pas kaq kohësh aktivizim te Tirana.
Normal që ka ndikuar edhe ajo, por mund të them se këto ndeshjet e fundit e kam ndjerë veten shumë mirë, pasi jam aktivizuar disa takime radhazi te Tirana dhe mendoj se jam integruar shumë mirë dhe me pjeën tjetër të skuadrës. Jam shumë i lumtur që shënova këtë javë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu.
A keni pasur ndonjë bisedë me trajnerit për mosgrumbullimin, ku ai të jua ketë sqaruar arsyet pse ju kishte lënë jashtë listës?
Trajneri më ka telefonuar dhe më ka shpjeguar gjithçka. Fakti që nuk jam grumbulluar kishte të bënte me arsyen që nuk isha në formën më të mirë. Këtu ndikoi edhe ndërrimi i skuadrave dhe abna psikologjike nuk ishte më e mira. Megjithatë jam shumë i lumtur që jam përsëri këtu dhe kjo është me e rëndësishmja.
Nëse kthehemi prapa në kohë dhe gjykojmë periudhën te Mainci…
Futbolit asnjëherë nuk i dihet. Ashtu e mendova, e mendova se do te shkonte mirë. Nuk shkoi mirë. Tani shpresoj ta rinis edhe njëherë nga fillimi.
Mendon se ke humbur disa vjet të karriërës tënde?
Jo, nuk mund tat hemi këtë sepse edhe ajo ishte një eksperiencë për mua, pozitive besoj. Prandaj nuk mund te themi se kam humbur ndonjë gjë.
Çfarë planesh keni në qershor për të ardhmen, do provonin ndonjë tjetër skuadër jashtë Shqipërisë?
Nuk i dihet. Për momentin jam nën kontratë me Tiranën dhe nëse do të vijë një ofertë më e mirë, do të bisedoja me presidentin dhe do të vendosim.
Edhe herën e parë erdhët te Tirana, shpërthyet dhe fituat shumë minutazh në kombëtare. Por më pas i humbët. Sërish u rikthyet te Tirana. A mendin se Tirana është çështje fati?
Tiranën e falenderoj dhe për herën e parë edhe tani, që më ka dhënë mundësi të luaj dhe të tregoj veten time. Nuk mendoj se ka lidhje me faktin se luajta te Tirana dhe ka lidhje me edhe me aktivizimin te Kombëtarja. Çdo gja varet nga trajneri, si e mendon ai formën dhe kaq.
Shënuat një gol shumë të bukur kësaj jave. A mund të flasim për një specialist të goditjeve standarte, apo ishte një rastësi?
Gjatë kohëve të fundit unë jam stërvitur në goditjet standarte. Më përpara nuk është se më është dhënë shumë mundësia që të gjuaja të tilla.
Pra ju po synoni që t’u imponoheni trajnerëve, që t’jua besojnë juve edhe goditjet standrte?
Sigurisht, por kjo nuk varet nga unë, varet nga trajneri. Unë e bëra time, por varet se cilin ai zgjedh për ekzekutimin e këtyre goditjeve.
Medoni ju Jahmir se do të aktivizohen të paktën një pjesë loja apo disa minuta më shumë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë?
Këto i vendos trajneri, por unë shpresj të më jepet mundësia dhe unë të jap më të mirën.
A e ndjen veten se mund japësh diçka në këtë ndeshje të rëndësishme?
Unë e ndjej veten mirë, sepse siç e thashë dhe më përpara, kam zhvilluar disa ndeshje të mira me Tiranën dhe e kam arritur formën time të mirë fizike.
Bjellorusia duket se është një kundërshtar i cili mund të vendosë ecurinë e Shqipërisë në këto eliminatore. Si e shikoni ju këtë përballje?
Mund të them se kjo është një nga ndeshjet më të vështira për ne, sepse luajmë në fushën tonë dhe jemi nën presion, pasi duhet të fitojmë patjetër kundër Bjellorusisë që është edhe kundërshtari ynë direkt për ne. Do të jetë e vështirë, por unë kam besim.
Lista e kuqezinjve
Portierë
Arjan Beqaj Ol. Nikosia
Saimir Ujkani Novara
Mbrojtës
Andi Lila Tirana
Elvin Beqiri Alkna Hazara
Kristi Vangjeli ARIS
Admir Teli Karabak
Lorik Cana Gallatasaraji
Endri Vrapi Skënderbeu
Mesfushorë
Ansi Agolli Karabak
Ervin Bulku Hajduk Split
Altin Lala Hanover 96
Klodian Duro LASK Linz
Gilman Lika Tirana
Emilian Vila Dinamo
Ervin Skela Arka Gdynia
Jahmir Hyka Tirana
Gjergj Muzaka Skënderbeu
Sulmuesë
Erjon Bogdani Çezena
Hamdi Salihi Rapid Vjena
Elis Bakaj Din Bukuresht
Trajner: Josip Kuze