Lila do maksimumin të shtunën
Mbrojtësi bardheblu se është i gatshëm të sakrifikohet në çdo pozicion të fushës
Ngadalë është shndërruar në një titullar fiks në formacionin e Kuzhes. Kjo mbase dhe për faktin se me Currin e dëmtuar e Canën e spostuar në mbrojtje, gjasat për të luajtur janë më të shumta. Sidomos kundër Bjellorusisë, ku nuk do të jetë as Armend Dallku. “Për para kemi një ndeshje të rëndësishme, më të rëndësishmen e sezonit dhe shpresojmë të dalim sa më mire – nis Andi Lila –. Nuk ështe fare e rëndësishme nëse Lila luan në krah të dhjathtë apo në qendër. Duhet të fitojë ekipi kombëtar dhe të gjithë shqiptarët të jenë të gëzuar. Unë jam një mbrojtës i djathtë. Por, për arsye nevoje, sit e Tirana ashtu edhe te kombëtarja, jam aktivizuar në role të tjera. Për mua nuk është aspak problem, trajneri mund të më fusë në çdo lloj pozicioni. Në ndeshjen e parë në Bjellorusi kishim shumë mungesa, por veç tyre ishim në tranfertë dhe kushtet klimaterike ishin shumë të ndryshme. Në “Qemal Stafa” çdo përfaqësuese kundërshtare ka pasur probleme. Shpresoj që më Bjellorusinë të dalim me sukses.”
Më pas, qendërmbrojtësi bardheblu analizon edhe kundërshtarin, pavarësisht se mungon emri më i frikshëm mes tyre. “Mungon Hleb? Bjellorusia ka një skuadër shumë të mirë. Nuk do të ketë shumë diferenca, janë një ekip normal.Për mendimin tim, kjo është ndeshja jonë e vërtetë për të matur forcat tona sepse kjo është një sfidë direkte. Është ndeshja më e mirë për t’u fituar sepse do të na lejonte të ëndërronim. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe shpresoj që ta fitojmë,” ka përfunduar deklaratën e tij gjatë konferecës së djeshme për shtyp Andi Lila.