Agolli PS te perpiqet qe te zhbllokoje ngercin
Nje mesazh pajtimi dhe bashkepunimi ka leshuar dje shkrimtari Dritero Agolli nje prej themeluesve te Partise Socialiste per 80-vjetorin e te cilit kjo e fundit ka organizuar nje ceremoni te posacme. Agolli ka prere torten e urimit se bashku me kreun socialist Edi Rama mbi te cilen shkruhej urimi i ditelindjes se shkrimtarit qe nuk ka munguar te thote disa fjale edhe per politiken. Partia Socialiste te perpiqet qe ky ngerc qe ka ndodhur te ndihmoje per ta shkallmuar. Te perpiqet per perspektiven ku do te shkoje vendi yne me kete lloj politike te pergjithshme teper te acaruar. Njerezit qe bejne pjese ne keto parti por edhe vete populli te kerkoje rrugen se si mund te zgjidhet kjo pune - tha Agolli. Duke percjelle nje kerkese te pergjithshme te opinionit publik themeluesi i PS-se qe ka edhe autoritetin e nje shkrimtari te njohur ne Shqiperi ka nenvizuar edhe njehere nevojen e daljes nga qarku i krizes ku eshte mberthyer vendi. Madje ne kete drejtim ai i ka njohur PS-se vleren e nje force emancipuese te cilen sugjeroi qe ajo ta perdore edhe per te korrektuar dhe futur ne shina nje kundershtar qe pergjithesisht nuk e njeh rrugen institucionale apo ate te arsyes. Edhe kundershtarin tjeter ta zbusim madje duhet dhe te leshojme tek kundershtari ne menyre qe te permiresohet fryma e dialogut mes paleve - eshte shprehur Agolli. Nje mesazh i zberthyer nga fryma e tij pergjithesuese nga Gramoz Ruci kreu i grupit parlamentar i cili ka kujtuar se keshilla eshte e mencur dhe PS-ja e ka zbatuar ate me propozimet e fundit. Nderkohe ne ceremoni kane marre pjese thuajse te gjitha figurat e njohura te PS-se.