E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nga Shkodra: Spikeret duhet të recitojnë bukur. Topalli: Haxhi Qamili nuk më kupton dot

Duke luajtur me termin spikere e parlamentit për kryeparlamentaren Jozefina Topalli, presidenti Topi, i cili sot ndodhet në Shkodër u shpreh se Spikeret kanë një detyrë, të recitojnë bukur atë që u shkruhet. Por në rastin konkret, spikeri duhet të mësojë të flasë pastër e korrekt gjuhën shqipe. Një përgjigje e tillë e kreut të shtetit erdhi në momentin që u pyet për deklaratat e Topallit se Presidenti eshte pjesë e “një celule antievropiane” – sipas saj.

Ndërkohë që për këtë deklaratë të kreut të shtetit kishte një reagim të menjëhershëm të zyrës për shtyp të Kuvendit. Topalli flet me krenari dhe me vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot!” – thote kjo deklarate qe duket se nenkupton edhe ndasi krahinore te palejueshme per nje politikan te larte

Presidenti Topi iu përgjigj edhe deklaratave të Ministrisë së Mjedisit për ligjin e plehrave: Koha ka provuar se vendimet e Presidentit kanë qenë gjithnjë korrekte dhe Gjykata Kushtetuese është prova më e qartë edhe me ligjin e pronave. Unë kam kontestuar kontradiktën mes neneve dhe habitem që ekspertë të mjedisit nuk shqetësohen për ambientin, por bëjnë komente politike, përmbylli Presidenti i vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›