E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Para se te flase per mua spikerja Topalli te mesoje shqip

Shkoder 15 tetor 2011 NOA- Kreu i Shtetit Bamir Topi nga qyteti i Shkodres i eshte pergjigjur akuzave te ngritura ndaj tij nga ana e maxhorances duke kerkuar qe te respektohet institucioni i Presidentit.
Lidhur me akuzat e bera nga zv.ministri i Mjedisit Taulant Bino per mos dekretimin e ligjit te mbetjeve ai kerkoi nga maxhoranca qe ligjet te mos shihen si beteja politike duke theksuar se Ministria e Mjedisit duhet te lere akuzat politike por te merret me mjedisin.
Sipas tij bazat juridike lidhur me kete ligj jane fituar nga presidenca.
Gjate dites se sotme zv.ministri Bino tha se Refuzimi ne mungese te argumenteve kushtetuese eshte padyshim nje akt i paster politik ne mbeshtetje te partise qe ka krijuar ose qe do te krijoje. Refuzimi eshte pengese e Qeverise ne funksionin e saj ligjor per menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve te BE-se. Refuzimi le ne fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit qe per ne te gjithe eshte i manget.
Nderkaq Presidenti Topi reagoi edhe ndaj akuzave te Kryeparlamentares Topalli e cila e etiketoi si President te majte.
Lidhur me theniet e Topallit ai u shpreh se Spikerja e Kuvendit deklaratat i merr te gatshme dhe vetem i lexon por ajo duhet te mesoje artin e te komunikuarit dhe te flase shqip ne respekt edhe te qytetareve.
a.y/NOA

Ne foto Presidenti Bamir Topi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›