E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi futet ne program nisma e PS-se per Rregulloren

Nje dite pas progres-raportit Kalendari

Mazhoranca pranon te perfshije ne axhenden e punimeve te saj parlamentare nismen e PS-se per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit. Ne programin e Kuvendit te Shqiperise per periudhen 17 tetor-24 nentor eshte perfshire nisma e opozites. Projektvendimi Per disa ndryshime ne vendimin nr. 166 Rregullorja e Kuvendit te Shqiperi paraqitur nga nje grup deputetesh eshte pika e 25-te e programit te Kuvendit. Nderkohe qe ne program jane perfshire dhe projektligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar pra ato me 84 vota. Sipas burimeve ne Konferencen e Kryetareve mazhoranca kerkoi qe opozita te jape konsensusin per draftet qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave. Ndersa perfaqesuesit e opozites kane kerkuar qe te merren ne konsiderate nismat e tyre si dhe te shqyrtohet pakti prej 10 pikash i paraqitur zyrtarisht nga kreu i grupit parlamentar Ruci. Ne program jane perfshire edhe draftet e mbartura qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave si kodet dhe gjykata administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›