Statusi Topalli Topi bllokues po aq sa Rama
Vetem disa ore pas kthimit mbrapsht te ligjit Per mbetjet urbane kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk ka ngurruar te shigjetoje kreun e shtetit Bamir Topi duke e cilesuar per here te pare dhe si pergjegjes per bllokimin e procesit te integrimit. Qendrimi i saj kunder Presidentit erdhi gjate konferences per shtyp me zevendespresidentin e Bundestagut gjerman Eduart Osvald duke kontestuar dhe mesazhin e dy diteve me pare te Topit me ane te te cilit fajesoi politiken shqiptare per refuzimin e statusit te vendit kandidat. Natyrisht kam lexuar raportin dhe ne menyre shume te vecante per ceshtjet e drejtesise dhe gjyqesorin dhe per korrupsionin e madh qe ka aty brenda. Per sa i takon arsyes per te cilen nuk eshte marre statusi i vendit kandidat bojkoti dhe bllokimi une i kam pare gjithmone bashke zotin Topi dhe zotin Rama gjate gjithe ketyre viteve tha Topalli. Kryeparlamentarja ka vijuar me tej sulmet ndaj liderit te opozites Edi Rama duke theksuar se ai ia arriti qellimit per te bllokuar procesin e integrimit te vendit. Une pardje isha ne Hungari ne mbledhjen me kryetaret e Parlamenteve te vendeve te rajonit pa dale ende progres-raporti dhe degjova kryetarin e Parlamentit te Serbise i cili tha Pas dy oresh ne te gjithe do jemi te buzeqeshur. Po shikoja kryetarin e Parlamentit te Malit te Zi dhe vertet te gjithe ishin te qeshur. Si shqiptare padyshim qe ndihesha keq. Si kryetare e Parlamentit kisha nje dhimbje te madhe. Une mendoj se bojkoti ia ka arritur qellimit Zoti Rama ka pasur plotesisht te drejte bojkoti ia ka arritur qellimit dhe ka lene Shqiperine pas status. Te pakten e ka vonuar statusin. Si kryetare e Kuvendit ndiej dhimbje deklaroi Topalli.