Agolli: “Të përsërisim Suedinë e Portugalinë”Mesfushori i Krivbasit dhe Kombëtares ishte protagonist në dy ndeshjet e fundit miqësore të kuqezinjve, duke shënuar nga një gol si kundër Gjeorgjisë (1-1) ashtu dhe një perle në fitoren më të thellë të Sh

Publikoje ne:
Mesfushori i Krivbasit dhe Kombëtares, Ansi Agolli, ishte protagonist në dy ndeshjet e fundit miqësore të kuqezinjve, duke shënuar nga një gol si kundër Gjeorgjisë (1-1) ashtu dhe një perle në fitoren më të thellë të Shqipërisë, ajo ndaj Qipros (6-1). Agolli beson se ndaj Danimarkës mund të përsërisim ndeshjet pozitive me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga).
Agolli, kundër Danimarkës në Kopenhagen kemi luajtur ndeshjen më të dobët në këto tetë ndeshje. U pa qartë një diferencë e madhe midis dy ekipeve. A mund të ndodh kjo dhe në ndeshjen e të mërkurës së ardhshme?
Tri ndeshjet e fundit (kundër Portugalisë, Gjeorgjisë e Qipros) kemi zhvilluar lojëra shumë të mira. Danimarka është e parë në grupin tonë dhe do të vijë në Tiranë me synimin për të marrë tripikëshin. Normalisht, janë ata që ndihen nën presion. Nëse do të luajmë si në tri ndeshjet e fundit, mendoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv.
Kur luan më mirë Shqipëria, kur luan një futboll sulmues apo mbrojtës?
Besoj nëse dalim në lojën tonë, siç e kemi treguar me Suedinë apo Portugalinë, ndaj të cilëve kemi marrë rezultate pozitive, mendoj se i hap punë çdo ekipi.
Agolli më mirë në mbrojtje apo mesfushë?
Këtë e vendos trajneri. Për mua është njëlloj.
Ndryshimi është se golin po e gjen më lehtë në rolin e një mesfushori.
Golin më shpesh e kam gjetur kur kam qenë mbrojtës.
Ku ndryshon Agolli i Krivbasit (në Ukrainë) me atë të Tiranës (sezonin e kalaur në Shqipëri)?
Nuk besoj se ndryshon shumë. Ekipi ku luaj është më profesionist. Në Ukrainë kampionati është një futboll më cilësor.
Ende nuk po aktivizoheni si titullar, kur te Tirana ishit i padiskutueshëm?
Është fillimi dhe me duhet kohë të ambientohem. Dihet kjo kur ndërron skuadër.
Me Krivbasin nuk keni marrë asnjë pikë në gjashtë ndeshjet e para.
Është një moment “jo” për ne. Më keq nuk ka ku të shkojë. Shpresoj se gjërat do të ndryshojnë.
Te Tirana ke luajtur për një kohë të gjatë me Hidin e Bulkun, teksa tani sërish luanin për të njëjtin ekip në Ukrainë.
Kjo është dhe një nga arsyet që unë kërkova të luaja me Krivbasin. Njihemi qysh fëmijë. Bashkë edhe me Bylykbashin për mua është shumë e thjeshtë. Ndihem mirë te Krivbasi.
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, deklaronte se shqiptarëve ua kemi marrë dorën. A ke ndonjë kundërpërgjigje?
Mendoj se në Tiranë, jo vetëm Danimarka, por çdo lloj ekipi e ka pasur të vështirë. Nëse do të bëjmë lojën tonë, të mbështetur edhe nga publiku ynë, edhe Morten Olseni nuk do ta ketë të lehtë.
Kemi humbur me Danimarkën (3-0), ndërkohë që kemi barazuar me Suedinë (0-0) në Tiranë. A mund ta përsërisim Suedinë dhe me Danimarkën?
E Enjte, 03 Shtator 2009