Agolli Tu japim kenaqesi tifozeve
Ansi Agolli kerkon qe Shqiperia tu jape kenaqesi tifozeve ne stadiumin Skenderbeu ne ndeshjen e pare qe Kombetarja do te luaje ne Korce. Duke qene se Kombetarja luan per here te pare ne Korce shpresoj dhe besoj se do tu japim nje sadisfaksion te madh ketyre tifozeve deklaroi 28-vjecari. E kemi te qarte se ambienti do te jete mjaft i mire. Do te luajme perballe nje publiku te zjarrte dhe do te kerkojme qe jo vetem te bejme nje paraqitje sa me te mire por edhe te marrim rezultat pozitiv per te gjithe ata njerez qe do te jene ne mbeshtetje te Kombetares. Per sa u takon afrimeve te reja ne skuader Agolli shtoi Eumlshte e drejta e trajnerit qe te afroje dhe testoje lojtare te rinj apo disa prej futbollisteve qe nuk kane pasur hapesira. Ndeshja kunder Maqedonise eshte nje prove per te gjithe.