Kemi arketuar 237.8 miliarde leke
Ministria e Financave deklaron se per 9 muajt e vitit 2010 te ardhurat jane brenda planit te vendosur ndersa ne krahasim me nje vit me pare ka nje rritje. Keshtu ne total jane mbledhur rreth 237.8 miliarde leke ose 7.7 per qind me te larta se e njejta periudhe e vitit te kaluar ose 16.9 miliarde leke me shume. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane 165.7 miliarde leke me rritje vjetore 6.3 per qind kurse te ardhurat nga pushteti vendor arriten ne 8.7 miliarde leke nga 10.2 miliarde leke te parashikuara me ulje 8.3 per qind ndaj nje viti me pare.
Duke i ndare me zera ministria thote se te ardhurat nga fondet speciale arriten ne 39.6 miliarde leke me rritje vjetore 6.1 per qind dhe te ardhurat nga ndihmat rezultojne 2.3 miliarde leke nga rreth 2.8 miliarde leke te planifikuara ndersa te ardhurat jo-tatimore rezultojne 21.5 miliarde leke nga 18.8 miliarde leke te planifikuara me rritje vjetore 33.5 per qind.
Ecuria e te ardhurave nga tatimet dhe doganat gjate vitit 2010 tregon per permiresim te situates se mbledhjes se tyre gjate muajve te fundit krahasuar me muajt e pare te vitit thane dje ne komision specialistet e ministrise. Gjate periudhes nentemujore 2010 jane mbledhur gjithsej ne buxhetin e konsoliduar rreth 237.8 miliarde leke duke u rritur me 7.7 per qind ne baza vjetore kundrejt 2009. Ne grupin e te ardhurave tatimore qe perbejne rreth 90 per qind te totalit te te ardhurave ne buxhet te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane 165.7 miliarde dhe jane rritur me 6.3 per qind kundrejt 2009-s te ardhurat nga pushteti vendor jane 8.7 miliarde per periudhen duke u ulur me 8.3 per qind te ardhurat nga fondet speciale jane 39.6 miliarde me rritje vjetore 6.1 per qind.