Agolli apel ndaj Rames Te perpiqet me shume per te qetesuar situaten politike
Në koktejlin e organizuar një ditë pas datëlindjes së tij, shkrimtari Dritëro Agolli nuk ngurroi t’i kërkojë lidershipit socialist, që ai të përpiqet më shumë për të qetësuar situatën politike.
Agolli këshilloi që situata e acaruar politike të zbutet, pasi vendi duhet të ecë përpara.
Dialogu, komunikimi dhe shtrëngimi i duarve duhet të jenë pjesë e sjelljes politike, sipas Agollit.
“Këshillat e Dritëroit janë vlerësuar përherë në Partinë Socialiste”, - tha kreu i deputetëve Gramoz Ruçi, duke përmendur paktin prej 10 pikash të socialistëve si tregues i nismës për dialog.
Edhe Servet Pëllumbi, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Scoialiste bie dakort kur është fjala për nisjen e dialogut.
“Pakti i propozuar nga Edi Rama, - thotë ai, - nuk është i përkryer, por është një pikënisje për dialog”.
Gjatë koktejlit të organizuar nga Partia Socialiste, Edi Rama, shmangu një urim publik për Agollin, ndërsa personalitete të tjera të së majtës vlerësuan këshillat e tij.
Ai preferoi të artikulonte një urim personal dhe jo para kamerave.
Në datëlindjen e tij, Agollin e uruan edhe Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Ky i fundit madje, e vizitoi në shtëpinë e tij për t’i dhuruar personalisht buqetën me lule.