E Diel, 1 Nëntor 2026

Bino per ABC News Kthimi i ligjit te mbetjeve veprim politik i Presidentit

Në një intervistë për “ABC News”, zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino, ka sqaruar, se ligji për mbetjet i kthyer nga Presidenti, mbështetet në standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe nuk ka asnjë mospërputhje.

Bino shton se qëndrimi i presidentit Topi, është një veprim politik.

Sipas zv/ministrit, me mungesën e miratimit të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, kthehemi në hapa mbrapa.

Pasi përdorimi i mbetjeve për riciklim nga industria, ndihmon në minimizimin e tyre.

“Qëllimi i ligjit, është të reduktojmë mbetjet dhe të rrisim riciklimin”, është shprehur zv/ministri i Mjedisit, Bino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›