Sekretari britanik i Mbrojtjes jep dorëheqjen, shkaku: Shoku i ngushtë i përdorte postin

Adam Werritty dhe Liam Fox
Sekretar britanik i Mbrojtjes, Liam Fox, ka dhënë dorëheqjen pas një jave presioni në lidhje marrëdhëniet e punës me një shok dhe këshilltar të vetëshpallur të tijin, Adam Werritty.
Fox po hetohej pas pretendimeve se kishte thyer kodin ministerial, shkruan BBC.
Në një letër për kryeministri Kameron, Fox tha se ai kishte lejuar gabimisht që të fshiheshin kufijtë mes përgjegjësive personale dhe profesionale.
Kurse kryeministri në përgjigjen e tij tha se i kuptonte arsyet e dorëheqjes.
Sekretari i Mbrojtjes ka qenë nën presion që kur u bë e ditur se Werritty, një lobist, ishte takuar me të në 18 takime jashtë vendit, pavarësisht se nuk kishte asnjë rol zyrtar, dhe kishte shpërndarë karta biznesi, ku prezantohej si këshilltar i Fox.
Pikëpyetje janë ngritur në lidhje me faktin se kush ka paguar për aktivitetet e biznesit të zotit Werritty dhe kush ka përfituar personalisht nga aksesi i rregullt në ministrinë e Mbrojtjes.
Të dy kishin qenë shokë dhome dhe më pas Adam ishte shoqëruesi i dhëndrit në dasmën e Liam Fox.