E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet lideri i Hakanit

Lideri i lartë i rrjetit Hakani, që ka luajtur rol në sulmet kundër koalicionit të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, është vrare në Pakistan. Lajmi është konfirmuar gjatë ditës nga zyrtarë të SHBA.

Militanti, i identifikuar si Janbaz Zadran, i njohur edhe si Jamil, thuhet se ishte vrarë në Miranshah të Pakistanit.

Sipas të dhënave, kjo hapësire territoriale ishte në shënjestër të sulmit ajror të aeroplanit amerikan pa pilot.  ”Vrasja e Zadranit paraqet goditje të madhe për rrjetin Hakani në Pakistan”, deklaruan zyrtarët amerikan.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›